“Këtu vendosim ne!”/ Mbi një orë hyrjet e Kryeministrisë të bllokuara, protestuesit: Rama diktator dhe frikacak!

1 Shtator 2026
Revolta vijon para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet e godinës për më shumë se një orë, duke e kthyer protestën në një përballje të drejtpërdrejtë me forcat e policisë.
“Këtu vendosim ne!” është një nga thirrjet që është dëgjuar gjatë protestës, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se aksioni i tyre do të vijojë deri në largimin e qeverisë.
Situata është shoqëruar me tensione, ndërsa në anën tjetër të barrikadës janë pozicionuar efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit. Prania e forcave të rendit është shtuar, ndërsa policia ka tentuar të mbajë të lirë hyrjet e godinës.
Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke vijuar qëndrimin e tyre para Kryeministrisë. Në thirrjet e tyre, ata kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama për qeverisje autoritare, ndërsa e kanë cilësuar atë “diktator” dhe “frikacak”.
Ata kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë, duke e konsideruar bllokimin e hyrjeve si pjesë të aksionit të tyre të mosbindjes civile.
