A do ta “shpëtojnë” ushtarët presidentin Trump? Surpriza që mund të ndodhë në SHBA

7 NËNTOR 2020

Kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të rrisë avantazhin e lehtë që fitoi në orët e para të së premtes përballë Presidentit republikan Donald Trump në shtetet Xhorxhia dhe Pensilvani, ku vazhdonte numërimi.

Megjithëse rezultatet vazhdojnë të jenë shumë të afërta për t’u shpallur, zoti Biden gjendet në pozita të forta për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar”.

Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.

Votat e marinsave

Afati i fundit për votat rezervë të ushtarakëve që do të merren me postë në Xhorxhia është fundi i së premtes (vetëm disa orë me orën amerikane) dhe disa ekspertë tani po pyesin nëse votat e ushtarëve dhe marinarëve të SHBA mund ta lëkundin shtetin.

Biden aktualisht po udhëheq Xhorxhian me vetëm 1,603 vota, sipas parashikimeve të BBC.

Ndërkohë, zyrtarët atje thonë se 8,890 vota postare ushtarake janë ende të pa numëruara. “Nëse nuk do të vijnë së shpejti, dhe kanë një pulle postare të 3 nëntorit, ato nuk do të numërohen”- thanë zyrtarët.

Votuesit ushtarakë tradicionalisht anojnë nga Republikanët, sipas sondazheve. Por përplasjet e Trump me udhëheqësit e tij ushtarakë mund të kenë ndikuar negativisht.

Sulmet e tij ndaj ish-ndihmësve dhe gjeneralëve si  Jim Matthis dhe John Kelly, si dhe senatorit John McCain, mund t’i kenë kushtuar disa vota ushtarake. Më shumë gra dhe pakica gjithashtu janë bashkuar me radhët e ushtrisë vitet e fundit dhe ato kanë pak të ngjarë të mbështesin një kandidat republikan.

Sido që të jetë, zyrtarët shtetërorë thonë se ata do të zhvillojnë një rinumërim, për shkak të diferencës së ngushtë midis Biden dhe Trump. Një gjë është e qartë në këtë fazë – Xhorxhia do të mbetet një shtet fushëbetejë për javët që vijnë. Ky shtet ka 16 vota elektorale.

Gazeta Shqip