56 ditë protestë madhështore

25 Korrik 2026
25 Korrik 2026
Rezistenca qytetare në Tiranë vijoi me protestën e 56-të kundër Ramës. Mijëra protestues mbërritën në Komisariatit nr. 3, ku kërkojnë lirimin e protestuesve të ndaluar, pas tubimit para Kuvendit.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe slogani “Arrestoni Ramën”. “Lironi shqipet”.
Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.
