Revista Yllz

20 numrat e parë të “Illz”, revistës letrare të Tiranës

– 19/10/19.

Nga Rexhep Shahu

Me 1 tetor 2016 doli numri i parë i revistës Illz, revistë letrare e Tiranës. Brenda tetorit 2019 del numri 21 që do t’u kushtohet kryesisht nobelistëve e do të ketë lëndë të zgjedhur prej tyre.

Që nga numri 4 revista është e paisur me ISSN 2520-7571, dhënë nga qendra përkatëse në Paris.

Mbi 1500 autorë janë me shkrimet e tyre në këto 20 numra reviste, mbi 6 mije faqe reviste ne 20 numra, me letërsi nga gjithë kontinentet, me letersi majash për lexuesin shqiptar.

Një revistë model, me logo të sajën nga Pjetër Bogdani “Përse as dielli pa hije, as hana pa niegullazë mbë faqe nuk âsht…”, e pangjashme me simotrat e saj të mëhershme, e vetme në llojin e vet në shqip, që po gjen strehë në bibliotekat kryesore të hapsirës shqiptare e jo vetëm dhe në biblioteka përsonalitetesh e familjesh të zgjedhura që kanë biblioteka.

Revistë me një bord përsonalitetesh letrare nga më të shquarit e hapsirës shqiptare si Ak. Floresha Dado; ak. prof. dr. Francesko Altimari; ak. prof. dr. Matteo Mandala’; ak. Mehmet Kraja; ak. Shaban Sinani; ak. Vasil S. Tole; prof. as. dr. Elindë Dibra (Ramadani); prof. Eqrem Kryeziu; prof. dr. Fatmir Sulejmani; prof. Dr. Gëzim Aliu; prof. dr. Gëzim Rredhi, prof. dr. Xhavit Beqiri; dr. Ermira Ymeraj; dr. Nezir Bata; dr. Luçiano Boçi; dr. Salajdin Saliu; Agron Tufa; Anton Gojcaj; Ben Andoni; Beti Njuma; Dinos Koubatis; Fahri Musliu; Flutura Açka; Granit Zela; Iskra Geshovska; Lazer Stani; Luan Rama; Luljeta Lleshanaku; Skënder Zogaj; Vahid Hyzoti; Xhevdet Bajra; Zija Çela.

Revista Illz

Botues i revistës është Shtëpia Botuese Klubi i Poezise.

Sponsor i revistës është humanisti Flamur Hoxha i cili e sponsorizon revisten pa kushte duke mos e lënë ëndërr në sirtar; Drejtor, Izet Duraku; Kryeredaktor, Rexhep Shahu.

Revistë thellësisht letrare në të cilën sjellin përkthimet e tyre parfume të zgjedhura nga bulevardet kulturore të Europës e Amerikës me dashuri e përkushtim përkthyes të talentuar e shumë të njohur të letrave shqipe.

Nga: mapo.al