Zyrtare Xhaka te Arsenali zbulohet paga

Zyrtare: Xhaka te Arsenali, zbulohet paga

Granit Xhaka është një futbollist i Arsenalit. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin, i cili ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me "topçinjtë".

Granit Xhaka

Xhaka ka nënshkruar kontratën e re nga e cila do të përfitojë 110 mijë paund në javë, pasi kaloi testet mjekësore pak ditë më parë në Londër. Arsenali i ka paguar 35 milion paund klubit të Borusia Mynshengladbah për kartonin e futbollistit.

Granit Xhaka

"Granit Xhaka është një lojtar i ri mjaft entuziazmues, i cili ka që tani shumë eksperiencë si në Bundesligë, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve", ishin fjalët e trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, pas zyrtarizimit të marrëveshjes. "E kemi ndjekur prej shumë kohësh dhe tani ai është një futbollist i cili do t'i shtojë cilësi ekipit tonë, Ne i urojmë Granitit një Euro 2016 sa më të mirë me Zvicrën dhe presim me padurim që t'i bashkohet Arsenalit për sezonin e ardhshëm", tha trajneri francez.

Granit Xhaka

Xhaka u bë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit të Arsenalit, ku rekordin e mban kalimi i Mesut Ozil nga Real Madrid me 42,5 milionë paund.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama