Zyrtare Murinjo iken nga Real Madrit. Pritet kthimi tek Chelsea

Zyrtare: Murinjo iken nga Real Madrit. Pritet kthimi tek Chelsea
Real Madrid dhe Hoze Murinjo kanë vendosur të ndërpresin para kohë kontratën me tyre. Lajmi u bë me dije nga vetë Presidenti i Real Madrid, Fiorentino Perez. Murinjo do të largohet në fund të këtij sezoni. Portugezi kishte një kontratë deri në vitin 2016, por me konsensus është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi këtu. Perez, pavarësisht ndërprerjes së parakohshme të kontratës dhe mosmarrjes së asnjë titulli këtë sezon, e vlerësoi si pozitive punën e Murinjos në Madrid.Sipas spanjolles Marca, Murinjo tashmë e ka bërë zgjedhje e tij, ai do të jetë trajneri i Chelsea sezonin e ardhshëm, duke shënuar kështu një rikthim tek blutë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama