Zvicra votoi kunder Kosoves gabim strategjik para Europianit

Zvicra votoi kundër Kosovës, gabim strategjik para Europianit

Të tjera detaje zbulohen pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, hodhi dyshime të forta se Zvicra ishte njëra nga shtetet që votoi kundër në Kongresin e UEFA-s në Budapest.

foto1"Është befasuese për mua apo për të gjithë opinionin që ka parë evenimentin e Budapestit. Atë masë nuk e kemi pritur. Dy javë më parë njeriu i parë i federatës zviceriane, Pierr Zhenero, ishte për vizitë në Prishtinë. Për votën nuk biseduam dhe s'dua të spekuloj, por edhe ata që ndoshta e kanë premtuar dhe nuk e kanë dhënë...",-tha Vokrri për 'Klan Kosova'.

Deklarata e tij vjen pasi Zvicra kërkoi që votimi të ishte i mbyllur. Kërkesa e Zvicrës u interpretua si e dyshimtë nga kreu i FFK-së.

Untitled-9I pyetur nëse Zvicra ka ndikuar edhe në shtete të tjera, Vokrri u përgjigj: "Jam i bindur se po. Ne i kishim llogaritur për 30-33, mirë po... sigurisht që ka ndikuar".

Duke folur për votën e Bosnjës, Vokrri u shpreh se "duke marrë parasysh situatën e tyre politike për tri entitetet, ka pas ndonjë kompromis".

Ai e quajti një gabim strategjik qëndrimin e mbajtur në kongres, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e futbollistëve me origjinë nga Kosova që luajnë për Zvicrën.

"Shpresoj të mos gaboj, mirëpo sipas rrethanave, vetë kërkesa e Zvicrës jep indikacione se kështu ka ndodhur. Kam qenë i habitur me vetë mënyrën e kërkesës së tyre. Për mua është një gabim strategjik në vigjilje të kampionatit evropian dhe kur përgatitjet fillojnë për dy-tri javë... Ata lojtarë që janë nga këto treva, si do ta ndiejnë veten",-u shpreh Vokrri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama