Zhvishen bukuroshet e ekranit ku po relaksohen moderatoret seksi

Zhvishen bukuroshet e ekranit, ku po relaksohen moderatoret seksi

Sporti shqiptar nuk do të kishte kuptim pa to. Gjatë gjithë sezonit futbollistik kanë qenë prezente dhe mjaft aktive si në ekranet televizive ashtu edhe në shtypin e shkruar.

Ilda Bejleri

Ilda Bejleri

Ato janë ndoshta femrat më joshëse dhe më tërheqëse nga sportdashësit. Pas një viti të lodhshëm, të ngarkuar me ngjarje sportive, moderatoret e emisioneve sportive si dhe zëdhënësja e FSHFsë po shijojnë pushimet e verës.

Kush brenda dhe kush jashtë vendit. Pushimet kanë nxjerrë në pah edhe anën sensuale të tyre, ku provojnë bikini shumëngjyrëshe për t'u ndier komode, por edhe për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e fansave të tyre.

Ilda Bejleri

Ilda Bejleri

Nga moderatoret seksi të "Superposport" Ilda Bejleri, Bora Zemani të "Fan Zone", Vilma Masha të "Gol pas goli", Marina Vjollca të "Procesit Sportiv", Viola Spiro të "Scaner" te zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi.

Të gjashta bukuroshet nëpërmjet rrjeteve sociale kryesisht "Instagram" përshendesin dhe informojnë fansat nga vendndodhja e tyre. Ilda Bejleri nuk tradhton bukuritë që i ofron bregdeti jugor, kryesisht Jala dhe Dhërmiu. Fotot e saj artistike ku nxjerr në pah asetet janë ndër më të klikuarat dhe preferuarat nga fansat.

Viola Spiro

Viola Spiro

Bukuroshes korçare Viola Spiro nuk i ka pëlqyer të pushojë në një vend. Pas relaksit në Dhërmi, ajo po shijon edhe bukuritë e ishullit grek, Mikonos. Marina Vjollca këtë verë preferon më të tepër të dalë vetë se sa më të dashurin e saj, Getoarin.

Marina Vjollca

Marina Vjollca

Moderatorja e "Procesit Sportiv" ndryshe nga Manushi, i cili nuk e tradhton Dhërmiun, ka zgjedhur të bëjë një tur. Pas disa ditëve në Dubai vizitoi Romën duke vijuar më pas me Monte Karlon dhe Prishtinën. Dy moderatoret e tjera të "Superport" Vilma Masha dhe Bora Zemani janë treguar të rezervuara për të treguar vendndodhjen.

Bora Zemani

Bora Zemani

Vilma refuzon të shfaqet në foto, ndërsa Bora na prezanton djalin dhe bashkëshortin e saj. Ndërsa zëdhënësja seksi e FSHF-së, Jona Dervishi ka zgjedhur brigjet e Riminit në Itali.

Untitled-5

Bukuroshja e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar kujdeset në detaj për veten në plazh duke mos harruar të bëjë edhe tualet në shezlong. Cila është më seksi, kush ka bikini dhe trupin më të bukur? Këtë mund ta konstatoni sipas shijeve nga fotot e bëra publike prej tyre.

ENIAR IBRO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama