Zgjidhet kauza Gece Do qendroj te Bajerni

Zgjidhet kauza Gëce: Do qëndroj te Bajerni

Vendimi është final. Mario Gëce i qën dron besnik Bajernit dhe planifikon një fillim të ri në Mynih. 23-vjeçari gjerman ka analizuar me kujdes të ardhmen e tij dhe ka hedhur poshtë çdo largim duke respektuar të paktën kontratën aktuale, e cila i skadon në vitin 2017. gece"Jam i lumtur për sezonin e ri në Mynih dhe do të bëj gjithçka të jem në superformë që në stërvitjen e parë me trajnerin Karlo Ançeloti", sqaroi të ardhmen kampioni i botës gjatë një deklarate për "Bild" duke hedhur poshtë spekulimet e largimit nga revista prestigjioze "Kicker". Këta të fundit bënë fakt të kryer divorcin e mesfushorit me rekordmenët gjermanë duke e çuar në Liverpul.

Sipas gazetës bavareze "Tz" ka marrë konfirmimin e trajnerit italian, i cili i premtoi se do bëhet pjesë e planeve të tij. Me këtë vendim autori i golit të finales së Botërorit në "Rio 2014" ka nxjerrë blof shumë ekspertë dhe trajnerë, të cilët e këshilluan të largohej nga Bajerni. Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, Franc Bekenbauer dhe Lotar Mateus e patën këshilluar të largohej, pasi Mario nuk i përshtatet siç duhet filozofinë së Bajernit.

Mesfushori gjerman i ka vënë qëllim vetes që të justifikojë 37 milionë eurot që bavarezët paguan në arkat e Dortmundit në vitin 2013. Gëce ka qenë i zhgënjyer nga planet e Pep Guardiolës, nën drejtimin e të cilit priste të arrinte nivelet e Mesit, por në fakt më shumë i bëri shoqëri stolit.

Largon agjentin

Mario Gëce kishte afro 8 vite që menaxhohej nga firma "SportsTotal" me seli në Këln. Drejtuesi i saj ishte gjermani Folker Shtrut, i cili menaxhon lojtarë si Rojs apo Kros. Gëce ka zyrtarizuar divorcin me agjentin e tij duke e falënderuar. Kujtojmë që Shtrut ishte kritiku më i madh i Bajernit në lidhje me mënyrën sesi e trajtonin Gëcen. Ylli gjerman duket se ka zgjedhur një agjent tjetër, por këtë herë nga Mynihu. Ai është avokati Peter Duvinage nga Mynihu. Profesori i drejtësisë është agjent edhe i qendërmbrojtësit Holger Badshtuber.

Përgatiti: ENIAR IBRO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama