Zbulohen emrat e lojtareve qe De Biazi ka thirrur ne miqesoret e marsit

Zbulohen emrat e lojtarëve që De Biazi ka thirrur në miqësoret e marsit

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka bërë gati listën e futbollistëve për dy miqësoret që do të luhen ndaj Austrisë dhe Luksemburgut (më 26 dhe 29 mars).

gianni-de-biasi1 (1)Edhe pse De Biazi pritet të dalë paraditen e së hënës (ora 10:30) në një konferencë për mediat për të shpjeguar në detaje situatën e kuqezinjve, burime pranë FSHF-së konfirmojnë se cilët do të jenë lojtarët e përzgjedhur.

"Trajneri i kombetares se Shqiperise, Giovanni De Biasi, do te jete neser ne oren 10:30 paradite, ne nje konference per shtyp perpara dy ndeshjeve miqesore te fundmarsit. Drejtuesi i pankines kuqezi, do te flase perpara mediave ne lidhje me synimet qe ka per keto ndeshje dhe per te gjithe fushaten perpara Europianit France 2016.",-njofton FSHF.

shqiperi_rumani

Futbollistët e thirrur nga De Biazi:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Dijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli

Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica (vetëm për Luksemburgun)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama