Që prej tentativës së parë të krijimit të një Kampionati Botëror të Futbollit në Uruguai, në vitin 1930, produkti kryesor i FIFA-s është rritur në mënyrë konstante si në popullaritet ashtu edhe në prestigj
Në kongresin e vitit 1924, FIFA (Federata Botërore e Futbollit) ra dakord për të organizuar turneun olimpik të futbollit, me qëllim që ky turne të zhvillohej në bazë të rregullores së miratuar nga vetë FIFA dhe jo organizata sportive të vendeve të caktuara. Që prej tentativës së parë të krijimit të një Kampionati Botëror të Futbollit në Uruguai, në vitin 1930, produkti kryesor i FIFA-s është rritur në mënyrë konstante si në popullaritet ashtu edhe në prestigj. Një grup vizionarësh, administratorë të futbollit francez, të udhëhequr nga Jules Rimet, i japin jetë idesë për të sjellë së bashku të gjitha skuadrat më forta të futbollit në botë në një garë për titullin e Kampionit të Botës.
Trofeu i artë që u jepej fillimisht fituesve mbante përsipër emrin e Jules Rimet. Turneu i vitit 1924 u nda në finale mes Uruguait dhe Zvicrës dhe rezultojë një sukses i vërtet. Amerikano-jugorët fituan 3-0 dhe u cilësuan si kampionët e Botës në Montevideo. Mbizotërimi i Amerikano-jugorëve ishte akoma më impresionues në turneun e zhvilluar në Amsterdam në vitin 1928. Uruguaianët nuk e humbën as këtë rast dhe fituan kundër fqinjëve argjentinas. Kjo rezonancë me lojërat olimpike e rriti dëshirën e FIFA-s për të realizuar turneun e saj botëror. Pra Kupa e Botës lindi si një rivale natyrore e fokusuar tek futbolli e kampionatit olimpik.
Kupa e parë e Botës; Presidenti i FIFA-s, Jules Rimet, ishte forca drejtuese për ta materializuar këtë ëndërr. Duke ndjekur një propozim të Komitetit Ekzekutiv, kongresi i FIFA-s në 6 maj 1928, në Amsterdam, vendosi në skenë kampionatin e parë zyrtar botëror të FIFA. Dhe në këtë mënyrë lindi kupa e botës. Një vit me vonë Uruguait ju caktua të organizonte kupën e parë botëror të FIFA. Vendimi i FIFA për të zhvilluar kupën e botës në Uruguai nuk pati përkrahje pasi Europa ishte e zhytur ne krizë ekonomike. Zhvillimi i turneut përtej detit nënkuptonte një udhëtim të gjatë jashtë vendit dhe gjithashtu, largim për më shumë se dy muaj të lojtarëve më të mirë të skuadrave.
Prandaj dhe ekipet europiane nuk pranuan të marrin pjesë. Vetëm falë përpjekjeve të Rimet, katër skuadra Belgjika, Franca, Jugosllavia dhe Rumania morën këtë udhëtim të gjatë. Kupa e Botës u hap në “Estadio Cennenario” më 18 korrik 1930, e cila u shndërrua në një sukses mbresëlënës, si nga ana sportive dhe nga ana financiare. Historia u përsërit dhe Uruguai fitoi përsëri këtë kupë me rezultatin 4-2. Nga ana tjetër, organizatorët u zhgënjyen, për faktin sepse vetëm 4 skuadra europiane morën pjesë. Lufta e Dytë Botërore e ndërpreu këtë aktivitet të rëndësishëm futbollistik për 12 vjet rresht.
Kur rifilloi, Kupa e Botës në Futboll avancoi në mënyrë të padiskutueshme në statusin e eventit sportiv më madhështor në botën moderne. E mbajtur që prej 1958, herë në Evropë dhe herë në kontinentin Amerikan, Kupa e Botës theu tabutë me vendimin e Komitetit Ekzekutiv në maj të 1996, duke përzgjedhur Korenë dhe Japoninë si vende pritëse të edicionit për vitin 2002. Që prej 1930, të 16-te edicionet kanë parë vetëm 7 fitues të ndryshëm. Sot, Kupa e Botës në futboll mban një publik të tërë botëror në efektin e magjisë së vet. Një audiencë e akumuluar me mbi 37 miliardë shikues ndoqi Kupën e Botës Francë ’98, duke përfshirë 1.3 miliard shikues vetëm për natën finale të saj, ndërkohë që 2.7 milionë njerëz vërshuan në stadiumet franceze për të parë të 64 ndeshjet.











