Xhuvani zbarkon ne Grabovice

Xhuvani zbarkon në Grabovicë

Njëkohësisht, aty është liqeni e afër tij kufiri, pra gjithçka që i shkon përshtat subjektit të filmit që i referohet kohës kur ishte një ëndërr të dilje jashtë vendit, për disa e pamundur dhe për të tjerë e vështirë. Ky është misioni që do të ndërmarrin edhe personazhet, një ekip çiklistësh të destinuar për të kaluar jo vetëm një garë përtej kufijve, por edhe peripecitë e shumta nga përballja pas izolimit me botën jashtë vendit, atë që kishin ëndërruar ta shohin e ta prekin, por që i vë para dilemave, pengesave e fatit të mundimshëm. Por ky mision i vështirë për kohën përmbushet në filmin e Xhuvanit. Një produksion i përbashkët shqiptaro-italian-maqedonas do të kalojë filmin në tre shtete, aty ku do të ketë edhe ndalesa për të finalizuar me sukses prodhimin artistik që tregon në fakt një histori shqiptare të mbushur me situata të dhimbshme, por edhe me ironinë dhe komiken që shkaktojnë bisedat mes personazheve, dilemat e tyre dhe përballjen me të panjohurën e të papriturën. Prej një jave ekipi i punës është vendosur në Grabovicë të Pogradecit, e më tej, pritet të kalojë në Maqedoni dhe Trieste.

Ndriçim Xhepa në rolin kryesor atë të trajnerit të ekipit të çiklizmit, tregon për ecurinë e deritanishme të xhirimeve të filmit, por edhe mbi emocionet e një personazhi të ri që ka marrë përsipër të interpretojë. "Është një rol që ngjall emocione, që ka marrë përsipër përgjegjësinë e një ekipi dhe mes galerisë së personazheve që kam interpretuar, kjo është një eksperiencë e re dhe që sjell një emocion ndryshe", shprehet aktori i njohur. Filmi i fundit i Xhuvanit ndryshon nga produksionet e tjera edhe në sajë të teknologjisë që po përdoret për realizmin e tij nga ana e palës italiane. Kujtojmë që drejtore e fotografisë, është Roberta Alegrini, e njohur për realizimin e fotografisë të filmit "Oktapodi 5".

Nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama