Xhesika Moli ka shtuar entuziazmin në radhët e "kangurëve". Modelja australiane ka pozuar për revistën "Maxim", ku nxjerr në pah linjat e saj tepër tërheqëse. Edhe pse futbolli australian nuk po kalon një periudhë suksesi, ajo inkurajon kombëtaren e saj të hedhë një hap përpara në Botërorin 2018 në Rusi.
"Australia meriton të përfaqësohet denjësisht si në fushën e modës, ashtu edhe në futboll", nënvizoi modelja Xhesika Moli për "Elbalonrosa".