Vllaznia me cek te bardhe per Pero Pejicin ja prapaskenat

Vllaznia me çek të bardhë për Pero Pejiçin, ja prapaskenat

Vllaznia mund të bëjë goditjen e madhe në merkaton e verës me sulmuesin Pero Pejiç. Edhe pse më shumë kroati shihet afër Kukësit, në Shkodër janë të bindur se oferta që pritet t'i bëjnë sulmuesit do të jetë shumë më e madhe se e klubeve që duan bomberin.

Pejic-me-fanellen-e-Kukesit-1024x576

Burime të "Panorama Sport" pranë drejtuesve kuqeblu treguan dje se Bashkia Shkodër ka afruar një biznesmen, që është gati të plotësojë të gjitha kushtet për afrimin e një sulmuesi cilësor si Pejiç. "Më thoni sa kërkon dhe ia jap unë direkt", u ka thënë donatori drejtuesve të klubit shkodran.

Këta të fundit menjëherë kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit, Elton Marini, për të dëgjuar kërkesat e Pejiçit. Mirëpo, Vllaznia duhet të fitojë garën me Kukësin dhe Tiranën, që gjithashtu janë të interesuara për të marrë shërbimet e Pejiçit.

Gjici dhe Pejic firmosin kontraten

Pak ditë më parë, i kontaktuar nga gazeta, kroati theksoi se e josh Kukësi. "Tashmë jam lojtar i lirë dhe normal që kam shanse të kthehem te Kukësi. Kam kaluar shumë mirë te kjo skuadër dhe e vlerësoj interesimin e tyre. Unë kam lënë ish-skuadrën, sepse ata ma ndërprenë kontratën, ndërsa ndërmora hapat ligjorë, i çova në FIFA dhe fitova gjyqin, kështu që mora paratë për dy vitet kontratë që kisha. Për të ardhmen time është e vështirë ta them tani, kam dy-tri oferta të rëndësishme nga Superiorja. Një gjë është e sigurt, fakti që më pëlqen Shqipëria dhe më ka munguar shumë. Aty jam ndier gjithmonë si shqiptar", ka deklaruar bomberi kroat, i cili mbylli sezonin në Iran.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama