Vjen pergjigja nga FIFA Jasir Asani mund te vishet kuqezi

Vjen përgjigja nga FIFA: Jasir Asani mund të vishet kuqezi

Sulmuesi i talentuar, Jasir Asani, mund të veshë fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit U-21 në ndeshje zyrtare. Futbollisti i grumbulluar rregullisht këtë vit nga trajneri Redi Jupi me kuqezinjtë e vegjël, ishte në pritje të lejekalimit nga FIFA, pasi në të kaluarën kishte veshur fanellën e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë.

jasir asani

Përgjigjen pozitive për ndryshimin e federatës e ka dhënë vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

jasir asani

"Më në fund edhe formalisht për Shqipërinë, FIFA legalizon vullnetin tim. Jam shumë i lumtur që do të mundohem të jap maksimumin për ngjyrat kuq e zi. JA11", ishte postimi i lojtarit i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me fanellën e Vardarit në Maqedoni e shihet si një lojtar me shumë perspektivë.

Asani pritet që të zërë në formacionin e Shpresave vendin e lënë bosh nga Milot Rashica, i cili ka zgjedhur që t'i bashkohet kombëtares kosovare. Ai mund të kthehet në sulmuesin kryesor të kuqezinjve nëse Rei Manaj do t'i bashkohet Kombëtares A.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama