Villa heroi i ri i Red Bull X-Fighters ne Meksike

Villa heroi i ri i Red Bull X-Fighters ne Meksike
Norvegjezi Andre Villa i surprizoi të gjithë në ndalesën e parë të Turit Botëror të Red Bull X-Fighters 2010 në Meksikë më 16 prill 2010. Pavarësisht kushteve shumë të këqija klimaterike, ai rrëmbeu fitoren në Plaza de Toros. 

MEKSIKË, 16 prill 2010. Një turmë prej 42,000 spektatorësh ishin mbledhur për të bërë tifo për 12 heronjtë e Red Bull X-Fighters në arenën më të madhe në botë të ndeshjeve midis demave. Duke marrë vrull dhe duke u hedhur nga pedana deri në 15 metër në ajër, pilotët me të mirë në planet – duke përfshirë heroin e Kanalit të Korintit dhe të Tower Bridge, australianin Robbie Maddison – treguan triket më të reja të freestyle motocross.

Ndalesa e parë e kampionatit Red Bull X-Fighters, në përvjetorin e tij të 10-të pa një norvegjez të fitonte për herë të parë. Andre Villa përfitoi nga kushtet e këqija atmosferike, duke përfshirë këtu edhe shiun e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat pasi të tjerët u tërhoqën nga konkurrimi pas raundit të parë. “Jam stërvitur shumë gjatë gjithë jetës sime dhe kam sakrifikuar shumë për këtë moment,” tha shumë entuziast 27- vjeçari. Vendet e tjera në podium i shkuan kampionit në fuqi, amerikanit Nate Adams dhe australianit Robbie Maddison. Spanjolli Dany Torres u rendit i katërti, edhe pse i detyruar të realizojë të gjitha triket e tij me një dore, për shkak të kyçit të dëmtuar.

Amerikani Nate Adams foli me shumë dashamirësi për fituesin: “Andre dëshironte shumë të fitonte këtu. Kur bëhet fjalë për sporte në ajër, duhet të jetosh me kushtet e motit. Shiu i rrëmbyeshëm bëri që pjesa zbritëse të ishte shumë e rrëshqitshme. Unë mendoj se vendimi për të lënë garën ishte i duhuri”
Pas disa javësh, më 14 Maj 2010, Red Bull X-Fighters do ti drejtohet Egjiptit, përpara të famshmit “Sfings” për ndalesën e dytë të turit botëror.

Kalendari i turneut të Red Bull X-Fighters për garat në vazhdim është:

14 Maj : Giza, EGJIPT
26 Qershor: Moskë, RUSI
22/23 Korrik: Madrid, SPANJË
14 Gusht: London, BRITANI E MADHE
1 Tetor: Romë, ITALI

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama