Video shokuese Armando Vajushi me 272 km ne ore

Video shokuese, Armando Vajushi me 272 km në orë

vajushiArmando Vajushi ka tërhequr vëmëndjen e mediave italiane me një veprim jashtë fushës së blertë. Futbollisti shkodran i cili aktivizohet te Livorno në Serinë B italiane është duke kaluar një sezon me luhatje pasi nuk po gjen dot një vend stabël në formacionin e këtij ekipi.

Mbrëmjen e të shtunës pas ndeshjes në transfertë ndaj Vicences ku Vajushi nuk ka qenë as në stolin e rezervave, "Sportmediaset" ka publikuar një video te sulmuesit ku shihet duke drejtuar mjetin e tij me nje shpejtësi të çmendur prej 272 km në orë dhe duke degjuar në sfond muzikë shqiptare.

"Video shokuese e shqiptarit Armando Vajushi", shkruan sajti i njohur italian. Mësohet se pas publikimit në media, futbollisti e ka fshirë videon nga profili i tij.

Ja video e Vajushit: http://www.sportmediaset.mediaset.it/calcio/calcio/livorno-video-shock-di-vajushi-in-autostrada-a-272-km-h_1093307-201602a.shtml


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama