Video beri xhiron e internetit Lev komenton gjestin e sikletshem (VIDEO)

Video bëri xhiron e internetit, Lëv komenton gjestin e sikletshëm (VIDEO)

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, u kap pak ditë më parë nga telekamerat që transmetonin ndeshjen ndaj Ukrainës në një moment të sikletshëm gjatë qëndrimit në stol dhe menjëherë pamjet e publikuara në internet bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe të shumë mediave ndërkombëtare.

low-U12096383801puD-U1501078427328VD-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Pas publikimit të imazheve, Lëv thotë se e ka parë videon dhe i vjen keq për atë që ndodhi, ndërsa shprehet se do të përpiqet të rregullojë sjelljen e tij në fushë.

"Pash videon, më vjen keq, por tashmë ndodhi. Gjatë ndeshjes je i përfshirë nga adrenalina, je shumë i përqendruar dhe disa gjëra të dalin pavetëdije. Do përpiqem të sillem më mirë",-ka thënë trajneri gjerman sipas "La Gazzetta dello Sport".

Gjermania do të luajë sot në mbrëmje në orën 21:00 me Poloninë. Pas fitores 2-0 në takimin e parë ndaj Ukrainës, gjermanët kryesojnë Grupin C me tri pikë, po aq sa Polonia.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama