Video / Tifozi shqiptar u tregon francezeve poliglotin Lorik Cana

Video / Tifozi shqiptar u tregon francezëve poliglotin Lorik Cana

"Në dhomat e zhveshjes më ndihmon Lorik Cana, i cili njeh më shumë gjuhë të ndryshme sesa një përkthyes profesionist". Kjo batutë e trajnerit Xhani De Biazi në një intervistë për mediat italiane pak kohë më parë tregon një nga aftësitë e rralla të kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka shëtitur në shumë vende të ndryshme të Europës gjatë karrierës së tij.

Untitled-1

Një tifoz shqiptar ka vendosur t'ua vërtetojë një gjë të tillë të gjithë mosbesuesve, ndaj ka ndërtuar një kolazh me intervista të Canës, në të cilat ai flet në 6 gjuhë të ndryshme. Këtë kolazh ai e ka hedhur në Twitter, ndërsa më pas, videoja në fjalë, ka qenë ndër më të shpërndarat në portalet franceze e zvicerane gjatë ditës së fundit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama