Video / Riberi provon basketbollin rezultati eshte shume qesharak

Video / Riberi provon basketbollin, rezultati është shumë qesharak

Disa prej futbollistëve të Bajern Mynih janë takuar në Çikago me disa prej yjeve të NBA, të cilët po përgatiten për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Rio 2016. Ksabi Alonso, Frank Riberi dhe Havi Martinez janë takuar me DeMarkus Kazins dhe Herrison Barns, ndërsa kanë biseduar dhe shkëmbyer fanellat tradicionale të secilit sport.

07-Basketball_GET_280716.variant524x295

Frank Riberi, u tregoi dy basketbollistëve amerikanë se idhulli i tij ishte Stefën Kërri. "E kam parë duke luajtur dhe kisha fatin ta takoj personalisht. Mendoj se është fantastik", ishin fjalët e francezit. Ndërsa bavarezët mësuan yjet e basketbollit të bënin xhonglime me topin e futbollit, Riberi provoi pa shumë sukses aftësitë e tij si basketbollist.

01-Basketball_GET_280716 - Kopie.variant525x310

Rezultatet e tentativës së tij ishin aq qesharake, sa edhe Bajerni nuk ngurroi të publikonte në adresën zyrtare në Twitter një video për fansat e francezit me nënshkrimin "Frenk, mos e braktis punën tënde të përditshme për NBA-në". Shiheni vetë pse...



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama