Pas "kontrollit të hollësishëm" gjatë ndeshjes së Gjermanisë me Ukrainën, Joakim Lëv mendohej se do të kishte zënë mend dhe nuk do të përsëriste skena të ngjashme para kamerave në të ardhmen. Të gjithë janë gabuar. Një ditë më vonë, gjatë stërvitjes të kombëtares gjermane, trajneri dhuroi një tjetër "kryevepër" nga repertori i tij i veçantë.