Video / Gjermania u kthehet fitoreve bindese shkelqen Myler

Video / Gjermania u kthehet fitoreve bindëse, shkëlqen Myler

Gjermania e ka filluar me një fitore bindëse 3-0 mbrojtjen e titullit Kampion Bote të fituar dy vite më parë në Brazil. Gjermanët kanë lënë pas krahëve zhgënjimin e Europianit dhe kanë treguar se janë të uritur për fitore të tjera.

tomas myler

Kombëtarja gjermane ka dominuar lehtësisht ndeshjen e luajtur në Oslo ndaj Norvegjisë vendase, ndërsa tashmë duket qartë se rolin e liderit në skuadër e ka marrë plotësisht Tomas Myler, i cili shfaqej rrezikshëm para portës sa herë prekte topin. Futbollisti i Bajern Mynih shënoi dy herë në portën norvegjeze në këtë sfidë, ndërsa dha asisitin për golin tjetër të realizuar nga Kimish.


Takimi tjetër i grupit i luajtur në darkë, mes Republikës Çeke dhe Irlandës së Veriut u mbyll pa gola. Ndërkaq, një barazim u realizua edhe mes Rumanisë dhe Malit të Zi, por sfida ka qenë mjaft e ethshme në minutat e fundit. Popa kaloi në avantazh rumunët në minutën e 85, ndërsa dy minuta më vonë ishte Jovetiç që barazoi shifrat. Në minutën e 5 shtesë, Rumania fitoi një penallti, por Stançiu gaboi nga pika e bardhë.

Ndeshjet e sotme

Grupi C

San Marino-Azerbajxhan 0-1

45' Qurbanov

R. Çeke-Irlandë V. 0-0

Norvegji-Gjermani 0-3

15', 60' Myler, 45' Kimish

Grupi E

Danimarkë-Armeni 1-0

17' Eriksen

Kazakistan-Poloni 2-2

51', 58' Khizhnishenko / 9' Kapushka, 35' (p) Levandovski

Rumani-Mali i Zi 1-1

85' Popa / 87' Jovetiç

Grupi F

Lituani-Slloveni 2-2

32' Cerniç, 34' Slivka / 77' Krhin, 90'+3' Sezar

Sllovaki-Angli 0-1

90'+5' Lalana

Maltë-Skoci 1-5

13' Efiong / 9', 61' (p), 84' Snodgras, 53' Martin, 78' Fletçer



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama