Video / Gabriel Hezus Reali ia merr ne kthese Barces

Video / Gabriel Hezus, Reali ia merr në kthesë Barçës

Gabriel Hezus do të veshë fanellën e Realit dhe jo atë të Barcelonës. Në Spanjë janë të sigurt dhe raportojnë se "galaktikët" kanë thyer konkurrencën e rivalëve të përjetshëm.

gabriel hezus

Drejtori sportiv i Palmeirasit, Aleksandre Matos, gjendet në Spanjë dhe me shumë mundësi për të mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e Realit të Madridit. Fillimisht u mendua se bisedimet me Barcelonën kishin avancuar, por interesi i menjëhershëm i Realit bëri që lojtari të ndryshonte destinacion.

Për brazilianin e talentuar kanë shfaqur interes edhe skuadra si Junajtid, Bajern dhe Inter, por "galaktikët" janë më të avantazhuar për të pasur shërbimet e tij. Në Itali thonë se futbollisti do t'i bashkohet Mançinit në janar, ndërsa gazeta spanjolle "AS" e kishte në faqen e parë lajmin që tregonte se Reali ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

gabriel hezus

Klauzola

Futbollisti kushton 24 milionë euro dhe Reali nuk trembet aspak nga kjo shifër, por ai nuk mund të transferohet në Spanjë përpara përfundimit të kampionatit brazilian. Ai dëshiron të fitojë titullin me Palmeirasin dhe të shpallet golashënuesi më i ri i historisë në Brazil. Deri tani ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje.


Reali duket se e ka pranuar faktin që ai të qëndrojë në ekipin e tij edhe për një sezon tjetër. Problem mund të bëhet vetëm shpërndarja e kartonit të lojtarit që nuk zotërohet vetëm nga klubi i tij. Agjentët e tij kanë 55% të kartonit, 30% i ka klubi, ndërsa lojtari vetëm 15%. Që Reali të ketë një marrëveshje të suksesshme duhet t'i bindë të gjithë për të pasur në ekip "fenomenin" e ri të futbollit brazilian.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama