Video / Boterori 2018 Anglia e Allardajs fiton ne minutat shtese

Video / Botërori 2018, Anglia e Allardajs fiton në minutat shtesë

Sem Allardajs ka debutuar me fitore në stolin e Anglisë, por trajnerit i është dashur të presë deri në shtesën e takimit për t'iu gëzuar suksesit të tij të parë.

37E7FD5F00000578-3773417-image-a-142_1473012972321

Takimi i kualifikueseve të Botërorit 2018 në Sllovaki po shkonte drejt barazimit, edhe pse ekipi vendas kishte mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Skrtel në minutën e 57, pasi sulmuesit anglezë nuk po gjenin dot rrugën e rrjetës pavarësisht rasteve të krijuara.

37E7F71100000578-3773417-image-a-132_1473012283974

Por Lalana, pikërisht në minutën e 95 të ndeshjes, arriti të realizonte me një diagonale të pakapshme për portierin Kozaçik, duke i dhënë Allardajs fitoren në debutim dhe tre pikët e para në fushatën kualifikuese.


Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi është vulosur në minutat shtesë, pasi Sllovenia ka barazuar në minutën e 93 rezultatin në Lituani, në takimin e përfunduar 2-2.

Në barazim të paparashikuar është mbyllur edhe sfida mes Kazakistanit dhe Polonisë. Polakët ishin në avantazh të dy golave në fundin e pjesës së parë të takimit, por pastaj Khizhnishenko relizoi dy herë për Kazakistanin duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Ndeshjet e sotme

Grupi C

San Marino-Azerbajxhan 0-1

45' Qurbanov

  1. Çeke-Irlandë V. 0-0

Norvegji-Gjermani 0-3

15', 60' Myler, 45' Kimish

Grupi E

Danimarkë-Armeni 1-0

17' Eriksen

Kazakistan-Poloni 2-2

51', 58' Khizhnishenko / 9' Kapushka, 35' (p) Levandovski

Rumani-Mali i Zi 1-1

85' Popa / 87' Jovetiç

Grupi F

Lituani-Slloveni 2-2

32' Cerniç, 34' Slivka / 77' Krhin, 90'+3' Sezar

Sllovaki-Angli 0-1

90'+5' Lalana

Maltë-Skoci 1-5

13' Efiong / 9', 61' (p), 84' Snodgras, 53' Martin, 78' Fletçer



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama