Vdekja e kalit

Vdekja e kalit

Regjisor S.Kumbaro.
Interpretojnë: Timo Flloko /oficer Agroni/; Rajmonda Bulku /Meri, e shoqja/; Fitim Makashi /komandanti/; Niko Kanxheri /oficeri i sigurimit të shtetit-Zv.ministër dhe deputet/; Luan Qerimi /babai i Merit/; Tinka Kurti /nëna/; Ferdinand Radi /arixhiu që blen kalin/; etj.


Kundërshtimi i oficer Agronit për të mos vrarë kalin më të mirë dhe mos shpërndarjen e repartit eksperimental të kuajve,bëhet shkas për t`a futur atë në listat e zeza të Sigurimit të Shtetit. Duhet edhe një zënkë e vogël me oficer Estrefin-ku padashur rrëzohet dhe thyhet busti i Enver Hoxhës, dhe në mbrëmje ai arrestohet “ për agjitacion e propagandë, thyerje urdhërash etj”. Më kot kërkon ndihmë e shoqja Meri. Edhe atë e detyrojnë t`a divorcojë burrim dhe të dështojë fëmijën, ndryshe do të internohet sëbashku me prëndërit. Agroni torturohet shtazërisht në burg....Vjen erë e re. Revoltat popullore rrëzojnë diktaturën. Agroni lirohet nga burgu, por ku të shkojë!?: familjen ja kanë internuar, shtëpinë ja kanë marrë, gruaja ka vdekur nga hemoragjia gjatë dështimit të imponuar. Endet rrugëve pa shpresë me një trastë në krahë. Kur pa-pritur dëgjon një zë! Eshtë Estrefi, persekutori i tij që tashmë është bërë “ demokrat “dhe deputet i një Partie Politike! Ç`farë mund t`i thotë Agroni këtij kameleoni, kësaj fytyre të urryer dhe të përçmuar, i cili me paturpësi ka ende kurajo dhe i thotë se bëri ç`mos për t`a ndihmuar dhe i ofron edhe ndihmë ?!!!!!.

Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama