Varan trondit Realin ankth edhe per Ronaldon

Varan trondit Realin, ankth edhe për Ronaldon

Pak ditë nga finalja e Ligës së Kampion eve, Zinedin Zidan ka marrë dy lajme negative. varane ronaldo

Rafael Varan është dëmtuar dhe e ka të pamundur që të marrë pjesë në këtë ndeshje vendimtare për "galaktikët", ndërsa Kristiano Ronaldo ndien shqetësime në shpinë dhe nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i një muaji më parë. Tekniku francez duhet ta përgatisë ndeshjen ndaj Atletikos me këto dy probleme të mëdha.

Varan s'ia del

Mbrojtësi francez ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së dytë dhe e ka të pamundur që të marrë pjesë në finalen që do të luhet të shtunën e ardhshme. Megjithatë, Zidan nuk e vuan shumë këtë dëmtim të mbrojtësit, pasi nuk ishte planifikuar si titullar. Në repartin mbrojtës do të luajnë si gjithmonë Ramos dhe Pepe, ndërsa Varan ishte zgjedhje e tretë për trajnerin e "galaktikëve". Futbollisti i Realit rrezikon pjesëmarrjen në Europian dhe Franca në këtë mënyrë mund të humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm në mbrojtje.

Ronaldo, plan personal

Nëse për Varanin nuk ka shumë shqetësime, Zidan i ka sytë nga ylli i skuadrës së tij, Ronaldo. Ky i fundit nuk është në formë të mirë fizike dhe vazhdon të ketë frikë nga një dëmtim i mundshëm. Për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme, stafi i Realit vendosi t'i japë Ronaldos një plan personal për stërvitjen. Parashikohet që portugezi të mos marrë ngarkesë shumë të lartë fizike dhe të stërvitet më pak se të tjerët.

Dëmtimi në shpinë përpara disa javësh duket se nuk është kaluar plotësisht dhe portugezi kërkon të mos rrezikojë pjesë- marrjen në finalen e Milanos. Ai dëshiron të jetë në fushën e lojës për të udhëhequr "galaktikët" drejt një suksesi të mundshëm, në një sfidë e cila është shumë speciale për të dhe skuadrën e Realit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama