Van Persie behet i djallit per 30 milione euro

Van Persie behet i 'djallit' per 30 milione euro

Robin Van Persie, sezonin e ri futbollistik do të luaj për ekipin e Manchester United. Sulmuesi holandez, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Premiere League me 30 gola, është blerë për 30 milionë euron nga Arsenali.

Futbollisti do të udhëtojë sot drejtë Manchesterit për të arritur marrëveshjen personale dhe për të kryer kontrollin mjekësor. Van Perisie, i cili kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Emirates Stadium, pritet të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me djajtë e kuq. Manchester do të ketë këtë vit në sulm dy golashënuesit më të mirë, pasi Wayne Rooneyu realizoi tre gola më pak se holandezi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama