Valon Berhami - E dashura ne listen e femrave me seksi te futbollisteve

Valon Berhami - E dashura në listën e femrave më seksi të futbollistëve

Kampionati E v r o p i a n 2008 startoi dhe bashkë me ethet e lojës në fushën e gjelbër, duket se nga tribuna kanë nisur të bëjnë tifo, edhe gratë më të bukura të botës, pikërisht ato që quhen ndryshe femrat e futbollistëve. Revista e njohur “Nuts”, ka klasifikuar femrat më të nxehta, që qëndrojnë aktualisht përkrah futbollistëve më të njohur, duke e zhvendosur vëmendjen e tyre nga televizioni dhe pasarelat, pikërisht në fushën e gjelbër, por duket se mes tyre renditet edhe e fejuara e futbollistit shqiptar, Valon Berhami. Elena Bonzani, e dashura e futbollistit shqiptar Valon Berhami, që luan për skuadrën zvicerane renditet në listën e femrave më të bukura, madje ata prej kohësh duket se kanë konsoliduar lidhjen e tyre, edhe pse futbollisti i njohur nuk është shfaqur me të asnjëherë në Kosovë, apo gjatë ardhjeve të tij në Shqipëri. Vetëm para pak kohësh ata festuan vitin e tyre të parë së bashku. Elena Bonzani dhe Valon Behrami nuk rrinë veçmas asnjë minutë. Idhulli i ri i tifozerisë e ka mbledhur mendjen të jetë njësh me të dashurën e tij. Të dy janë bashkë prej 1 viti dhe nuk kanë ndërmend të ndahen. Ai, sipas asaj që thonë të tërë, nuk është “latin lover” si ata që njohin, por një i fejuar i ëmbël. Elena është studente për Shkenca Komunikimi dhe bashkëpunëtore në misionin e Simona Ventures dhe preferon të jetë prezente në fushën e televizionit ose në kinema.

GRATË SUPER SEKSI
Duket se ajo garë që në fushë duket më e fortë, këtë herë bëhet disa herë më interesante teksa sheh që të fejuarat apo gratë e futbollistëve, të veshur bukur,bashkohen me turmën për të bërë tifo në stadiumet e Austrisë dhe Zvicrës. Megjithatë në këtë sezon kur stadiumet janë mbushur plot, një tjetër garë pritet
që të ndodhë mes grave të futbollistëve, paraqitja e tyre e jashtme, sharmi dhe eleganca, e atyre që qëndrojnë në krah të meshkujve më të pëlqyer të momentit. Klasifikimi renditet gratë më të njohura, të cilat edhe së fundmi kanë qenë pjesë e kopertinave me skandalet e fundit që i kanë shoqëruar në prag të Euro 2008. Një ndër emrat më të lakuar është Cheryl Cole, gruaja e Ashley Cole, lojtarit të njohur të skuadrës së Chelsea. Cole e lindur në 1983 në Angliu bë fillimisht e famshme në muzikë dhe më pas në botën e televizionit, ndërkohë që tri vite më parë u zgjodh një ndër femrat më të bukura të Botërorit 2006. Nuk ka pikë dyshimi që në këtë klasifikim do të mungonte Alena Seredova, e fejuara e Bufon, e cila vetëm pak javë më parë ishte në kopertinat e revistave italiane, si një ndër femrat më të nxehta.

Ndërkohë në renditje nuk mungojnë gratë e futbollistëve angleze, mes të cilave dallon Gemma Atkinson, e fejuara e Marcus Bent, e njohur si një ndër femrat
më seksi në Britaninë e Madhe, ajo ka pozuar nudo për kalendarin e sivjetshëm, ndërkohë që ka marrë premtimin nga i fejuari i saj se nëse fiton kampionatin do të martohen. Më pas vjen çifti Lorena Bernal dhe Mikel Arteta. Vajza bukuroshe që mban edhe titullin e Miss Spanja, ka vite që preferon ta mbajë këtë lidhje dashurore larg vëmendjes së medias, kjo për të evituar ndonjë ndarje të mundshme publike. Një ndër femrat që duket se ka qenë mjaft e pëlqyer në listë është edhe Coleen McLaughlin, që njihet si e fejuara e di Wayne Rooney, edhe ajo është me kombësi angleze dhe shpesh çifti ka qenë pjesë e kopertinave rozë, për shkak të lajmeve të fundit mbi pushimet e tyre në Azi dhe thashethemet se Rooney e kishte tradhtuar me një vajzë tjetër. Edhe pse disa vende poshtë klasifikimit
nuk mungojnë emra të tillë si Viktoria Beckham dhe Alessia Marcuzzi, apo Helen Svedin, biondja sharmante që ndryshe thirret edhe zonja e Luis Figo. Duket se edhe sivjet do të ketë një vend qendror në këtë klasifikim dhe njëkohësisht në listën e grave më të bukura të futbollistëve edhe Adriana Maldini, gruaja e futbollistit të njohur. Pas saj nuk ka sesi të mungojë Ilary Blasi, bukuroshja e Francesco Tottit dhe Manuela Arcuri e fejuara e Franceso Coco. Megjithatë në garën mes grave dhe të fejuarave të futbollistëve të bie në sy fakti se, një pjesë e atyre që kanë krijuar lidhje të reja, janë përqendruar kryesisht në lidhje dashurore, me vajzat e njohura të pasarelave, ndryshe nga ato të televizionit dhe kinemasë, të cilat ishin pikësynimi kryesor i bukuroshëve të fushës së blertë.

Burimi: Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama