VIDEO/ Mbyllet stervitja e fundit e kuqezinjve De Biazi gati listen

VIDEO/ Mbyllet stërvitja e fundit e kuqezinjve, De Biazi gati listën

Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e së martës seancën e fundit stërvitore në Bad Waltersdord të Austrisë, para shpalljes së listës zyrtare të 23 futbollistëve që do të luajnë në finalet e Europianit në Francë.

13343024_1003254986451732_6234798107378079543_nSkuadra zhvilloi këtë pasdite stërvitje të ndara në grupe dhe me finalizime drejt portës. Mesfushori Burim Kukeli u stërvit i veçuar nga grupi, ndërsa seanca u ndoq nga afër edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Por ajo që pritet me interes është lista përfundimtare e trajnerit De Biazi. Ky i fundit pritet të publikojë në mbrëmje listën zyrtare, e cila më pas do t'i shpërndahet UEFA-s dhe FSHF-së.

Pas tri ditësh kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e fundit me Ukrainën dhe më pas ekipi do të bëhet gati për finalet e Europianit që nisin më 10 qershor në Francë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama