VIDEO/ Bakaj rikthehet te goli ne Kroaci RNK Split ndalet ne barazim

VIDEO/ Bakaj rikthehet te goli në Kroaci, RNK Split ndalet në barazim

Elis Bakaj bëhet protagonist me ekipin e RNK Split-it në kampionatin kroat.

13631425_10157021479915063_502871037343761815_nNdeshja e vlefshme për Javën e Pestë mes RNK Splitit dhe Cibalias përfundoi me rezultatin 2-2.

Fantazisti shënoi golin e parë për ekipin e tij në minutën e 31´, pas një harkimi nga një goditje dënimi jashtë zonës së rreptësisë.

Pas tij dyfishoi shifrat për vendasit Jurendiç, duke përcaktuar edhe rezultatin e pjësës së parë, por miqtë reaguan në 45´ e dyta duke barazuar shifrat 2-2 me dopietë të Vitaiç.

Për skuadrën kroate në këtë sfidë luajti si tutullar edhe Amir Rrahmani.

Elis Bakaj u 'divorcua' nga Tirana rreth dy muaj më parë. Fantazisti firmosi një kontratë 2-vjeçare në Kroaci për RNK Split.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama