Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka bërë të ditur se vendimi për ndeshjen e ndërprerë Serbi – Shqipëri, do të merret javën që vjen. UEFA ka nisur të mbledh materiale për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre në minutën e 42-të, pasi tifozët serbë u futën në terren dhe sulmuan kuqezinjtë. “Shqipëria dhe Serbin i kanë kohë 7 ditë ti dërgojnë provat e veta, par se UEFA të marr një vendim me 23 tetor”, është thënë në njoftimin e UEFA-s.