Trukonin ndeshjet e Serise B ja lojtaret e perfshire

Trukonin ndeshjet e Serisë B, ja lojtarët e përfshirë

Një tjetër skandal ka tronditur futbollin italian. Grupi mafioz "Kamorra", i cili e operon në qytetin e Napolit aktivitetin e tij kriminal, mësohet se trukonte ndeshjet e Serisë B, ndërsa për të realizuar mashtrimin sportiv kishte siguruar ndihmën e tre futbollistëve.

Antimafia e Napolit arrestoi dje 10 persona, pjesëtarë të klanit, nga të cilët 7 ndodhen në burg dhe 3 në arrest shtëpie. genoaAksioni u realizua pas urdhërarrestit të dhënë nga Filipo Beatriçe, një prej hetuesve të skandalit të "Calciopoli"-it. Hetimi lidhet me aktivitetin e klanit kamorrist rreth basteve në dy ndeshje të Serisë B, ku në shënjestër është klubi i Avelinos.

Bëhet fjalë për takimet e sezonit 2013-'14, ku fillimisht Avelino fitoi 3-0 me Rexhinën. Në materialet hetimore për atë sfidë janë regjistruar biseda telefonike të koduara, p.sh "duhet të hamë tre qofte, e kemi barkun plot".

Ndeshja tjetër e hetuar është humbja 1-0 e Avelinos në fushën e Modenës, ku rezultati është paracaktuar nga klani mafioz.

Mes personave të dyshuar figuron edhe emri i Françesko Milesit, kapiten i skuadrës së Avelinos dhe Armando Icos, që aktualisht militon te Xhenoa.

Për këtë të fundit, akuzat e ngritura ishin një "dush i ftohtë". Në kulmin e karrierës si futbollist dhe një alternativë për Italinë në kampionatin europian, tashmë lojtari duhet të sqarojë pozicionin e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama