Trojanet do te ngjiten ne Butrint

Butrinti do të zgjojë elemente të reja në fantazinë e regjisorit, pasi nëse i referohemi mitologjisë, të cilën ai e ka studiuar mirë kur mbaroi lufta e Peloponezit, trojanët erdhën emigrantë në Butrint. "Këtë e quaj të jashtëzakonshme.

Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme që të vësh ‘Trojanët‘ e Euripidit në Butrint. Aty i biri i Akilit, Neoptolemi, solli Andromakën. Kur ai vdiq, Andromakën e martoi Helenos, i cili ishte bir i Priamit, mbretit të Trojës. Pjesa mbyllet me nisjen e anijes me gratë trojane, që ikin nga Troja dhe do shkojnë skllave në Greqi, në shtëpitë e komandantëve grekë.

Shfaqja do të vihet në Butrint, ku pikërisht kemi vazhdimin e tragjedisë me ardhjen e Andromakës. Ka një lidhje jashtëzakonisht solide mes pjesës dhe amfiteatrit. Ndërsa një çështje aktuale dhe një plagë që vërtitet në të gjithë popujt e Ballkanit është dhe migrimi", thotë Theodhoropulos.

Sipas tij, "tema e kësaj pjese mund t‘i komunikojë gjithë popullit të Ballkanit sepse flet për luftën, për ç‘rrënjosjen". "Trojanët" është eksperienca e parë në teatrin shqiptar e regjisorit dhe drejtorit të teatrit "Neos Cosmos" në Greqi, Vangjelis Theodhoropulos. Kjo vepër është përkthyer nga poeti Romeo Çollaku.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama