Tri pasaporta e 2 Kombetare Ujkani Su mendova dy here per Gatuzon

Tri pasaporta e 2 Kombëtare, Ujkani: Su mendova dy herë për Gatuzon

"Tri pasaporta, 2 Kombëtare dhe aktualisht gjashtë ekipe të ndryshuara që nga momenti i parë kur ka mbërritur në Itali në vitin 2007-të. Portieri i ri i Pizës, Sajmir Ujkani, ka bërë një xhiro rreth Europës me familjen, ndërkohë që prej vitesh luan në futbollin italian", është nisja e shkrimit që ka dedikuar "Il Tirreno", për portierin që aktualisht mbron katërkëndëshin e Kosovës.

ujkani

Me tej shkrimi vijon: "Te Piza ai ka mbërritur në formë huazimi nga Xhenoa, që ka në pronësi kartonin e tij. 'Jam shumë i lumtur që kam ardhur në këtë ekip, që rigjen Serinë B pas shumë vitesh. Për mua është një mundësi që të tregoj vlerat e mija', është shprehur Ujkani. Sigurisht që Gatuzo ka diktuar zgjedhjen e tij. 'Gatuzon e njoh që nga periudha e Palermos dhe kam besim tek aftësitë e tij. Në momentin që kam marrë telefonatë, nuk jam menduar dy herë për t'i thënë po Gatuzos', shton Ujkani".

Ujkani

Historia

Ky medium i ka ndërtuar edhe një historik të shkurtër portierit të ri të Pizës. "Sajmiri ka lindur në vitin 1998 në Vushtri. Në vitin 1992, pas konflikteve në Ballkan, Ujkani u transferua drejt Belgjikës me familjen e tij. Aty nisi të luajë me Ingelmunster, e më pas kaloi tek Anderleht ku luajti në skuadrën e të rinjve dhe në ekipin rezervë të Anderlehtit. Edhe pse me pasaportën belge, filloi të luante me Shqipërinë U-21, ku ka debutuar në moshën 18-vjeçare në vitin 2007-të. Ka debutuar pikërisht në Pontedera, në takimin ku Italia ka fituar 4-0.

Megjithatë, Ujkanit iu hap mundësia për t'u bashkuar me Palermon në Serinë A. U huazua tek ekipi i të rinjve për dy vite, ku fitoi edhe titullin me këtë ekip. Më pas, debuton në Serinë A në ndeshjen Milan-Palermo, e cila përfundoi 3-0 për kuqezinjtë në 'San Siro'. Transferohet te Novara ku bëhet pjesë e mrekullisë deri në ngjitjen në Serinë A pas dy sezonesh nga Lega Pro. Rikthehet te Palermo, ku as në Serinë A dhe as në atë B nuk luan rregullisht. Pas një paraqitjeje shumë të mirë për një sezon me Kievon, kalon përfundimisht te Xhenoa, e cila e huazoi te Latina që nga muaji janar.

Samir Ujkani

Në Itali numëron 138 ndeshje mes profesionistëve dhe është një pritës i mirë i penalltive. Në 2012-ën, në miqësoren e Shqipërisë me Gjeorgjinë, arrin të presë dy. Me Shqipërinë luan 20 ndeshje dhe më pas merr aprovimin e FIFA-s, pas 2013-ës që t'i bashkohet Kosovës ku është edhe kapiten i saj. Në skuadër, këtë edicion do të marrë pjesë për herë të parë në kualifikueset e Botërorit", shkruan "Il Tirreno" për Ujkanin.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama