Tradhtoi mikun dhe i mori gruan? Ikardi Ja e verteta me Vanden dhe Maksi Lopez (FOTO)

Tradhtoi mikun dhe i mori gruan? Ikardi: Ja e vërteta me Vandën dhe Maksi Lopez (FOTO)

Kapiteni i Interit Mauro Ikardi ka vendosur të thyej heshtjen duke folur për martesën e tij me Vanda Narën, ish-bashkëshorten e futbollistit Maksi Lopez.

18ac702b-fc80-4037-8af0-4dd71835ee4c_maxiArgjetinasi ka deklaruar në një intervistë për "Fox Sport" se preferon të gjykohet për golat e tij dhe jo për jetën private.

"Unë e kuptoj interesin mediatik për lidhjen time me Vandën që lindi para tri vitesh. Por duhet të vlerësohet ajo që njerëzit bëjnë brenda fushës. Unë kam një profesion, bëj rolin e sulmuesit dhe shënoj",-ka thënë Ikardi.

Ndërsa për bashkëshorten thotë se ka një raport të shkëlqyer dhe ajo e krikon shpesh për lojën që bën.

Duke folur për ish-shokun e tij të skuadrës, Maksi Lopes, Ikardi ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur miqësi, por thjesht raporte mes futbollistëve të një skuadre.

Icardi-391-630x415"Isha shok i Vandës dhe i Maksit, i çiftit, ishte çdo gjë normale. Më pas, Vanda u nda dhe ne mbetëm në kontakt. Më pas ndodhi ajo që ndodhi. U dashurova. Por nuk isha miku më i mirë i Maksit. Ishim shokë skuadre te Sampdoria dhe kaq. Nuk jam dakord me pabesinë sepse jam një person serioz",-ka thënë Ikardi.

Duke folur se përse nuk e kanë thirrur në kombëtaren argjentinase, Ikardi ka theksuar se për këtë çështje duhet të pyeten drejtuesit e federatës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama