Torsten Fink i frikesohet Kukesit Kundershtar i pakendshem

Torsten Fink i frikësohet Kukësit: Kundërshtar i pakëndshëm

Austria e Vjenës nuk do të luajë vetëm në sulm kundër Kukësit në ndeshjen e nesërme në Ligën e Europës, pasi i frikësohet kualiteteve që ka në përbërje ekipi shqiptar. Këtë e konfirmon edhe vetë trajneri i skuadrës austriake, Torsten Fink, në një prononcim për mediat vendase.

1269503_1_GEPA_full_4410_GEPA-17041664011

"Shqiptarët janë një kundërshtar shumë i pakëndshëm, ndaj të cilëve ke gjithçka për të humbur. Ne nuk i nënvlerësojmë, pasi ata do të vijnë këtu për të luftuar për një fitore", deklaroi trajneri për "heute.at".

thorsten-fink

Torsten Fink ka kaluar karrierën e tij si futbollist në Gjermani me klube të njohura si Karlsruhe dhe Bajern Mynih. 48 vjeçari ka marrë drejtimin e Austrisë së Vjenës një vit më parë, duke arritur që t'i siguronte kësaj skuadre vendin e tretë në kampionat.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama