“Më kujtohet kur isha i vogël, nuk arrinim as të gjenim mirë sinjalin televiziv, por të gjithë në shkollë flitnin për këtë film vizatimor japonez për futbollin. Ajo seri quhej “Oliver dhe Benxhi” në Spanjë, ndërsa në Japoni quhej “Captain Tsubasa”. Aty dy lojtarë të rinj fillonin që nga ekipet e moshave, shkonin në kombëtare, fitonin Kupën e Botës dhe pastaj lëviznin drejt Evropës në skuadra si Bajern Mynih dhe Barcelona, pra ishte si një ëndërr që realizohej”.
“Unë fillova të luaj futboll për shkak të këtij filmi vizatimor që e adhuroja. Unë dëshiroja të bëhesha si Oliver që luante sulmues, ndërsa Benxhi ishte portieri. Ai ka qenë kontakti i parë që kisha me Japoninë”, zbuloi sulmuesi spanjoll.