Torasa shkelqen ne stervitje Sormani u ben elozhe te rinjve

Torasa shkëlqen në stërvitje, Sormani u bën elozhe të rinjve

Humbja zhgënjyese e së martës ndaj Salzburgut është harruar. Përpara është takimi i kthimit në Austri. Pavarësisht disfatës në Elbasan, me kalimin e ditëve, në kampin e kuq është rritur optimizmi. "Demat" kanë nisur të besojnë edhe më shumë se mrekullitë mund të ndodhin. Adolf Sormani po bën gjithçka për të mbajtur të karikuar të tijtë.

13886380_532900846904316_3876007753721899556_n

Ngarkesë, argëtim dhe shumë fjalë lavdëruese. Tekniku italian e di shumë mirë se lojtarët kanë nevojë për mbështetje maksimale përpara një sfide shumë të rëndësishme në mesjavë. Ashtu si ditët e fundit, edhe seanca e djeshme ka argëtuar lojtarët. Por, jo çdo gjë është perfekte. Problemet me disa titullarë vazhdojnë. Batha, Trashi dhe Bertoni kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak të problemeve fizike.

Stërvitja

Autobusi i Partizanit ka mbërritur rreth 30 minuta përpara orarit të stërvitjes në kompleksin "Tirana Internacional" në Pezë Helmës. Lojtarët kanë zbritur në fushë në orën 19:25. 26 futbollistë janë vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Sormani. Gjithçka ka nisur me ushtrime të lehta, në një kohë që Batha, Trashi dhe Bertoni kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak të problemeve fizike. Megjithatë, fakti që ata nuk rrezikojnë, e lehtëson stafin teknik. Ata kanë bërë një stërvitje të lehtë. Pas ushtrimeve të para, futbollistët kanë nisur lojërat me top.

sormani partizani

Tekniku Sormani është i përqendruar në çdo moment dhe ndjek lëvizjet e të gjithë lojtarëve. Udhëzon më shumë të rinjtë dhe bën shumë komplimente. "Bravo, bravo, vazhdo", është shprehja që shqipton më shumë tekniku italian duke udhëzuar të tijtë. Me kalimin e minutave dhe ndërthurjen e ushtrimeve, italiani ndal stërvitjen dhe u shpjegon futbollistëve çdo ushtrim deri në detaje. Ai bën me shenjë gjithçka që duhet të bëjnë lojtarët në situata të ndryshme.

Pjesa e dytë e seancës u kushtohet më shumë skemave taktike të skuadrës. Dhe në këtë pjesë të stërvitjes është Torasa që shkëlqen më shumë. Megjithatë, edhe Fili nuk mbetet mbrapa duke treguar një formë të mirë. Stërvitja ka kaluar e qetë dhe shumë argëtuese. Pavarë- sisht nga kjo, futbollistët e kanë marrë ngarkesën fizike. Seanca ka zgjatur më shumë se zakonisht, rreth 100 minuta, duke përfunduar në orën 21:05. Ekipi do të vazhdojë sot me seancën e radhës sërish në Pezë.

ABDULLA DUSHKU



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama