Tomka dhe shoket e tij i nenshtrohet restaurimit

'Tomka dhe shoket e tij', i nenshtrohet restaurimit

Plot 36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” i regjisores Xhanfise Keko, i prodhuar në vitin 1977 është përzgjedhur për t’ju nënshtruar restaurimit, edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bëri të ditur se, ky do të jetë filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë laboratorit të Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center), është pikërisht ‘Tomka’.

Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. Ndërkohë bëhet me dije se vazhdojnë shfaqjet e punës së parë të Projektit të Kinemasë Shqiptare “Nëntorit të dytë” të restauruar. Filmi u shfaq mbrëmë në Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmi në Prizren, Kosovë, si pjesë e programit special. “Nëntori” do të shfaqet në 12 Gusht 2013 në kinemanë Richmix në Londër, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Londër dhe Shoqatës Anglo Shqiptare.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama