Liverpooli është shumë pranë titullit të parë pas 24 vitesh, pasi që me fitoren prej 3-2 ndaj Norëichit në udhëtim, The Reds janë vetëm tri ndeshje larg titullit të kampionit. Edhe pse në udhëtim, Liverpooli e filloi edhe këtë sfidë sikurse çdo sfidë tjetër - furishëm.
Pas vetëm katër minutash lojë ishte Raheem Sterling ai që shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve të Liverpoolit. Në minutën e 11-të ishte Sterling ai që asistoi në mënyrë të mrekullueshme te Luis Suarez, i cili nga afërsia vazhdoi formën e mrekullueshme me golin e 30-të këtë sezon.
Në pjesën e dytë ishte Hooper ai që i ngriti gjasat vendasve që po luftojnë për mbijetesë (54'). Por, shpejt ky gol u neturalizua nga Raheem Sterling (62') i cili konpletoi ndeshjen fenomenale për të si njeriu i kësaj sfide.
Snodgrass shtoi dramën kur në minutën e 77-të realizoi për 2-3.Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultat. Me vetëm tri ndeshje të mbetura, Liverpooli ka 80 pikë, pesë pikë më pak se Chelsea që është në vendin e dytë.