Titanic ne 3D ne vitin 2012

Titanic, në 3D në vitin 2012
“Titanic”, filmi kampion i arkëtimeve i James Cameron, do të transmetohet sërish, këtë herë në 3D, më 6 prill 2012, për 100-vjetorin e nisjes së transatlantikut. “Ka një brez të tërë që nuk e ka parë kurrë këtë film për mënyrën se si është konceptuar, domethënë për ekranin e madh”, ka deklaruar Cameron. “Mund të garantoj se në 3D do të jetë një eksperiencë epike si për fansat e vjetër, ashtu edhe për spektatorët e rinj”, është shprehur ai. Konvertimi i filmit me Leonardo di Caprio dhe Kate Winslet është bërë nën kujdesin e vetë regjisorit, me ndihmën e Jon Landau.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama