Tirana mposht OFK Beogradin merr nje tjeter sulmues serb

Tirana mposht OFK Beogradin, merr një tjetër sulmues serb

Tirana e mbyll me fitore në Zllatibor. Bardheblutë dje kanë mposhtur OFK Beogradin me shifrat e ngushta 1-0. Një gol i shënuar çerek ore para fundit të lojës nga i riu Grent Halili ka nderuar kryeqytetasit. Me shumë sforco ekipi ka gjetur rrjetën, duke konfirmuar edhe një herë domosdoshmërinë për të gjetur sulmues cilësor për sezonin e ri.

13895274_1733269620262486_2026105287322876011_n

Por, formacioni me të cilin bardheblutë kanë zbritur në fushë kishte edhe një risi. Veç ish-sulmuesit të Apolonisë, Marko Rajkoviç, u provua edhe një tjetër serb. Bëhet fjalë për Miroslav Markoviç. Ata u aktivizuan që nga minuta e parë dhe u panë me shumë vëmendje nga Ilir Daja, i cili pritet që të japë edhe verdiktin për ta. Paraqitja e tyre nuk ishte shkëlqyese, megjithatë vetëm një ndeshje është shumë pak për të dhënë gjykimin.

13876346_1733272390262209_7217231009367491532_n

Ndeshja

Bardheblutë kanë zhvilluar një pjesë të parë mesatare, pa shumë raste shënimi. Përtej ndonjë përpjekje, rrjetat mbetën të paprekura. Sakaq, në të dytën erdhën edhe ndryshimet, ndërsa vendin e disa titullarëve e zunë ata që ishin në stol. Trajneri aktivizoi Likën, Bajramin, Teqjen, Papën, Kërçikun, Gjinon dhe Halilin. Dje ishte pikërisht ky i fundit që zhbllokoi shifrat. Në të 74-ën minutë i riu shfrytë- zoi më së miri një asist perfekt të dhënë nga Kërçiku. Ky ishte goli i parë dhe i vetmi për këtë sfidë, pasi minutat e fundit nuk sollën surpriza.

13872756_1733272823595499_5842079864385979338_n

Markoviç

Serbi, i cili iu bashkua dje Tiranës për provë, quhet Miroslav Markoviç. Ai është 26 vjeç dhe ka lindur në Arandelovac. Karrierën e ka nisur te sllovenët e Krkas, ndërsa më vonë ka kaluar vetëm në Çeki, konkretisht te Banik Ostava dhe Dukla Praga, ndërsa si i huazuar ka luajtur te Zenit Çaslav, Grafin Vlashim, Viktoria Zhizhkov, Dukla Pragë, MFK Ruzhomberok dhe Çeske Budejovice. Së fundmi ka kaluar në Greqi, ndërsa është aktivizuar te Kaloni.

ADELA MERKO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama