Tirana e kujdesshme ne shifra Flamurtari shenjestron Malajn

Tirana e kujdesshme në shifra, Flamurtari shënjestron Malajn

Tirana duket se ka në plan që të ndryshojë strategji për merkaton. teqja malajNuk do të ketë më super të paguar. Është kjo skema e re që klubi kryeqytetas ka ndër mend të aplikojë për sezonin e ri. Lojtarët që do të afrohen nuk do të kenë më shuma "të kripura", sikundër jemi mësuar. Megjithatë, mund të ketë edhe përjashtime për elementë të veçantë.

Por kjo në varësi të tregut, apo nga "fiksimet" që mund të kenë drejtuesit për të afruar ndonjë lojtar që konsiderohet i domosdoshëm. Kujtojmë që Tirana është një ndër klubet me futbollistët më të paguar, ku rroga maksimale shkon edhe në 9 mijë euro, siç është rasti i Ronald Gërçaliut, apo 10 mijë dollarë Elis Bakaj.

Fakti që ky sezon që sapo u mbyll mund të quhet totalisht i dështuar (paçka se ekziston ende një shpresë për të qenë në Kupat e Europës, gjithnjë nëse ndaj Skënderbeut merret ndonjë masë nga ana e UEFA-s), ka bërë që drejtuesit të mendojnë që të mos e ekzagjerojnë me shifrat. Sakaq, ideja e drejtuesve është që të afrojnë elementë që i përshtaten mentalitetit të Tiranës, atij të fituesit. Një formë kjo që mund të ndikojë që të kthejë bardheblutë në identitet.

Ky është vetëm plani në letër, pasi ende nuk ka asgjë konkrete. Edhe pse në parim janë lakuar emra në hyrje, tratativat konkrete mungojnë. Vetëm pas zyrtarizimit të trajnerit, mund të ketë zhvillime në këtë drejtim.

Kontratat

Argjend Malaj vendoset në "shënjestrën" e Flamurtarit. Mesfushori kosovar i bardhebluve është në planet e vlonjatëve. Pëlqimin e tyre ndaj kosovarit drejtuesit kuqezinj e kanë shfaqur ende pa u mbyllur kampionati.

Lojtarit i skadon kontrata në fund të këtij muaji. Por, përpara se të shpallë "divorcin" zyrtar, duhet të flasë me drejtuesit, pasi në marrëveshjen e nënshkruar dy sezone më parë ekziston opsioni +1. Nëse palët nuk gjejnë akordin për zgjatje të bashkëpunimit, atëherë Malaj mbetet i lirë. Zyrtarizimi i Gugash Maganit në krye të pankinës së Flamurtarit mund të ndikojë në transferimin e mundshëm të 23-vjeçarit drejt Vlorës. Kujtojmë që Magani e ka pasur te Tirana mesfushorin, ndaj kreditet për një marrëveshje të mundshme mund të shtohen. Adela Merko


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama