Times 20 filmat e keshillueshem per tu pare ne cift

Times, 20 filmat e këshillueshëm për tu parë në çift
Janë kryesisht histori dashurie, të veshura edhe me ndonjë tis humori. Kanë bërë sa e sa njerëz të lotojnë, pavarësisht se janë krijuar shumë dekada më parë. Nuk është e thënë që mbarojnë të gjitha lumturisht. Ka edhe ndarje, nga ato të butat, të cilat i sjell jeta pashmangshmërisht. E përditshmja londineze “Times” ka mbushur një listë kryeveprash të kinemasë botërore, që rekomandohen të ndiqen në çift. Në një sallë kinemaje, apo në kushte shtëpije, kjo pak rëndësi ka. Disi të parashikueshëm në këtë listë, janë klasikë të famshëm, si “Ghost” me aktorët Demi Moore e Patrick Sëayze, ku dashuria mund të bëjë të mundur edhe të pamundurën. Për të vijuar me komedinë romantike “Jo për para, por për dashuri”, një ndër filmat e parë lu interpreton John Cusack, apo “Përpara agimit”me Ehan Haëke. Janë prodhime që vijnë nga Hollyëoody, por edhe nga India e Japonia e largët. Filma regjisorësh të njohur, por edhe nga ata që kanë fituar famë me ta. Histori që të kthejnë pas në kohë, por edhe histori bashkëkohore. Mes 20 filmave, më shumë se 3 syresh tregojnë për histori dashurie, ku njëri prej partnerëve është gazetar. Por nuk mungojnë edhe oficerët, banditët, studentët... Mes këtyre prodhimeve, që e kanë zanafillën që në vitet ’40-’50, deri në 2006, nuk renditen vetëm histori dashurie. Në krah të klasikëve të mëdhenj të ekranit të madh, që kanë bërë të rrahin zemrat e miliona njerëzve, ka edhe filma horror, si “Scream”. Si duket është menduar se edhe ca dridhma tmerri do të ishin të efektshme në jetën e një çifti.

“An officer and a gentleman”

Në kryelistën e filmave sentimentalë, “Times” rendit “Një oficer dhe një zotëri”. Një prodhim i vitit 1982 me regji të Taylor Hackford, ku luan Richard Gere, Debra Ëinger, David Keith, etj.

“Sideëays”

Për ata që i besojnë fuqisë së dashurisë, këshillohet “Sideëays” me regji të Alexander Payne. Një komedi mbi udhëtimin e një shkrimtari pas martese. Luajnë Paul Giamatti, Thomas Haden Church, Virginia Madsen, Sandra Oh.

“Shortbus”,

“Shortbus”, një film që tregon për Neë Yorkun e mbushur me sensualitet, art, muzikë dhe politikë, u këshillohet atyre që kanë nevojë për ca këshilla në çift. Një film me regi të John Cameron Mitchell

“Scream”

Edhe ca dridhma frike, duhen parë në çift. “Times” këshillon që të përqafuar mund të shihni \'\'Scream\'\' (“Britma”) të Ëes Craven. Një film horror që zë fill nga një telefonatë

“Say Anything”

“Say Anything”, i njohur si “Jo për para, por për dashuri”, risjell një nga komeditë e para ku intrepreton aktori John Cusack. Nën regjinë Cameron Croëe vjen dashuria komike mes një studenti mediokër dhe një studenteje, me vizione të qarta për të ardhmen.

“Before sunrise”

“Përpara agimit”, një prodhim i vitit 1995, vijon të thyejë zemrat e publikut. Një histori dashurie mes një gazetari të ri amerikan dhe një studenteje pariziene, ku luan Ehan Haëke dhe Julie Delpy

“The Philadelphia story”

Një film që ka bërë epokë është ai I njohur si “Skandal në Filadelfia” me regji të George Cukor (1940). Nuk është e lehtë për një trashëgimtare pasurie të rimartohet. Shfaqja e burrit të parë ngatërron gjithçka

“Nord by nordwest”

Edhe mjeshtri i filmave policeskë Alfred Hitchcock përfshihet në listën e të rekomanduarve të \'\'Times\'\' me “Nga veriu në veriperëndim”. Një film që të mban në ankthu, ku luajnë Cary Grant, Eva Marie Saint, James Mason.

\'\'Monsoon Wedding”

\'\'Monsoon Wedding” i Mira Nair (2001), tregon se si zhvillohet një dasmë tradicionale në Delhi në Indi. Filmi mes muzikës dhe traditës indiane, zbulon edhe shumë probleme sociale

“Jerry Maguire”

Një histori klasike dashurie është ajo e menaxherit të sportit Maguire dhe sekretares Dorothy, në filmin “Jerry Maguire”. Interpretojnë Tom Cruise dhe Renee Zellëeger.

“Annie and I”

Nuk mund t’i mungojë Top 20-tës filmi i Woody Allen “Unë dhe Annie”, prodhim i vitit 1977. Allen dhe Diane Keaton tregojnë historinë e tyre të dashurisë, që përfundon me ndarje.

\'\'In the mood for love\'\'

\'\'In the mood for love\'\', filmi me regji të Wong Kar-wai (1999), është një tjetër film në listë. Një histori e vështirë dashurie mes një gazetari dhe një sekretareje.

House of Flying Daggers

Një film që duhet parë në çift është edhe ai i Zhang Yimou, “Pylli i thikave fluturuese”, një film i vitit 2004, xhiruar mes Kinës dhe Ukrahinës, që na çon në vitin 859.

“Ghost”

\'\'Ghost\'\'( “Fantazma”) me Demi Moore e Patrick Swayze. Një nga historitë më të pabesueshme të dashurisë. Një prodhim i vitit 1990.

“Eternal sunshine”

“Nëse më lë, të fshi”, me regji të Michel Gondry. Historia e çuditshme e një çifti në krizë, që edhe pasi “fshijnë” kujtesën, zgjedhin sërish njëri-tjetrin. Luajnë Jim Carrey e Kate Ëinslet.

\'\'A bout de souffle\'\'

\'\'A bout de souffle\'\', (“Frymëmarrja”) me regji të Jean-Luc Godard. Prodhim i vitit 1960, ku interpreton Jean Paul Belmondo dhe Jean Seberg. Një histori dashurie mes një vjedhësi makinash dhe një gazetareje.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama