Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja 
Troja që unë dot s'e pushtoja. 
Ti ishe për mua e pakuptueshme, 
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske 
Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra 
T'i përqafoja flokët e dendura. 
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja 
Se gjithë grekët kur ra Troja. 
Vetëm në ëndrra m'ishe e kuptueshme, 
Ti, e shtrenjta ime etruske. 
 
                    