The Dark Knight Rises fiton 160 milione dollare gjate fundjaves

'The Dark Knight Rises' fiton 160 milione dollare gjate fundjaves
Edhe pse të premten, për shkak të të shtënave në Aurora, vendosën që të mos i bombardojnë mediet me informacione në lidhje me fitimet gjatë fundjavës, Warner Bros ka nxjerrë, zyrtarisht informacionet në lidhje me sukseset në box office dhe për mediet është konfirmuar lajmi që "The Dark Knight Rises" ka fituar 160 milionë dollarë nga arkat e kinemave. Kështu "udhëtimi i tretë në Gotham City" i Nolanit, ka pasur hapjen më të mirë në histori të filmave të versionit 2D dhe të tretin në 3D.

"Tragjedia nuk e ka dëmtuar suksesin në arka. Mbresëlënëse është se ajo kishte hapjen e tretë më të mirë në histori pavarësisht nga tragjedia", tha Paul Dergarbedian, analist i portalit Hollywood.com. Ndërsa filmat që kanë fituar më së shumti në javën e parë të shfaqjes në versionin 3D janë “The Avengers” me 207.4 milionë dollarë dhe ai i Harry Potterit me 169.2 milionë dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama