Tashmë është bërë rrugë që disa portale gjejnë mëmyrën më të shkurtër për të publikuar lajmin e fundit, e marrin copy-paste dhe nuk marrin as mundimin më të vogël për të cituar dhe vlerësuar punën e gazetarit dhe portalit që ka ndjekur ngjarjen.
Këtë ka bërë sot edhe gazeta 'Tema', e cila pa më të voglin mundim ka kopjuar gjithë kronikën e pjesës së parë të ndeshjes Partizani- Tirana nga 'Panorama Sport' dhe nuk ka gjetur vendin për ta cituar në asnjë moment.
Por dikush duhet ti thotë gazetarëve të 'Temës' që kur të kopjojnë lajmin, të mos e kopjojnë me gjithë gabimet drejtshkrimore të momentit, të paktin t'i korrigjojnë ato.