Talenti shqiptar rrezon mediat Kam zgjedhur Shqiperine dhe jo Greqine

Talenti shqiptar rrezon mediat: Kam zgjedhur Shqiperine dhe jo Greqine

Marius Vrushaj ka firmosur para disa ditësh një kontratë profesionale me Olimpiakosin duke u bërë pjesë e skuadrës së parë. 18-vjeçari nga Berati ka spikatur me lojën e tij dhe për këtë ai ka marrë një ftesë nga Federata e Futbollit të Greqisë për t’u bërë pjesë e Kombëtares së tyre. Por, vetë ai e nuk e ka pranuar këtë ftesë duke pranuar se dëshiron të luajë për Shqipërinë.

“Është një vlerësim për mua. Secili do të luajë me Kombëtaren. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”, deklaron Vrushaj. Në mediat shqiptare është duke qarkulluar lajmi se Vrushaj ka preferuar të kalojë të Greqia, por siç e thotë vetë ai në intervistë, Shqipëria është zgjedhja e parë.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama