Çfare gatuajne besimtaret?

Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë  ushqimet karakteristike, që janë  byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh,(spinaq, lëpjetë, majdanoz, fletë lakre, kopër, gjethe prasi etj). Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe më pas i jepet sejcilit prej antarëve të familjes nga një pjesë. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij është me fat.

Do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Gatuhet përshesh me pulë ose  mish qëngji, qingji i pjekur, sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite, sepse përbëhet nga qumshti, që është symbol i qumshtit të nënës, orizi që sibolizon drithrat, bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe, gjithashtu në disa raste gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra).

Në këtë ditë feste pihet një gotë qumësht, që simbolizon lindjen e një dite të re. Në këtë ditë pjesë e saj është shpërndarja e qumshit, i cili sibolizon qumshtin e nënës, bërja e kurbanit apo pulë. Nuk ka rëndësi se çfarë kubani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet kurban, byreku, ëmbëlsira ose në fshatë bëhen edhe kuleç me petë dhe fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk. 
Sulltan Nevruzi bënë thirrje për t’u ngritur mbi cmirën, vesin e ligësinë, përciell mesazhin për vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerës sonë kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin, urtësinë, vëllazërimin mbarëkombëtar, tolerancën fetare dhe ndërfetare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama