Spanja nje ekip sundues ne futbollin europian te kombetareve

Spanja nje ekip sundues ne futbollin europian te kombetareve
Titulli i fituar në Euro 2012 nuk është diçka kaq e rrallë për një ekip përfaqësues të Spanjës. Kombëtarja e të rriturve është barazuar me Gjermaninë, me 3 kampionate europiane të fituar dhe në total është vendi i tretë në Europë me më shumë trofe europianë dhe botërorë. Spanja ka 4, Gjermania kryeson me 6 dhe Italia është e dyta me 5. Por, Spanja është e fortë në të gjitha moshat.

Sipas një llogarie të bërë nga gazeta “Marka”, “Furitë e Kuqe” kanë fituar gjithsej 20 nga 87 turne të organizuar nga UEFA për ekipet kombëtare që nga 17-vjeçarët deri tek përfaqësueset e të rriturve. Franca është e dyta në këtë renditje, me vetëm gjysmën e fitoreve të iberikëve. Në të gjitha kategoritë, spanjollët janë në krye, me përjashtim vetëm të kampionateve europiane për 21-vjeçarët, ku kryeson Italia me 5 triumfe. “Furitë e kuqe” kanë 3 suksese në këtë moshë.

Duke nisur nga 2001, Spanja ka fituar çdo vit të paktën një turne, diçka që nuk e ka bërë asnjë përfaqësuese tjetër. UEFA ka organizuar gjithsej 14 kampionate europiane për të rritur, 18 kampionate për 21-vjeçarët, 27 kampionate për 19-vjeçarët dhe 28 kampionate për 17-vjeçarët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama